Zgjerohet oferta turistike, në Gjirokastër po shënjohen edhe shtigjet malore për turistët

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
18 Qershor 2026, 15:11 | Aktualitet

Gjirokastra vijon të provojë zgjerimin e ofertës turistike duke përfshirë edhe zonat malore. Por e veçanta është që kjo nismë është marrë nga guidat turistike që oeprojnë në Gjirokastër dhe jo nga institucionet lokale.

Në këtë kuadër ka nisur shënjimi i shtigjeve malore për turistët që përveç kulturës, historisë, arkitekturës së Gjirokastrës do të duan të shijojnë edhe natyrën e saj të pasur dhe natyrisht pamjen e mrekullueshme, shkruan A2 CNN.

Një hartë e veçantë për shtigjet malorë në zonën e Gjirokastrës rrit sigurinë dhe orientimin për vizitorët si dhe krijon mundësi të reja ekonomike për banorët e zonave rurale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos