Mbrëmja e djeshme ka qenë një natë e mbushur plot me emocione për të gjithë sportdashësit në Evropë. Finalja e Euro 2020, Itali-Angli përfundoi me fitoren e Italisë duke bërë që anglezët të kthehen në shtëpi pa një kupë dhe pa fitore.
Por në Wembley ka pasur edhe një tifoz të vogël, i cili ka mbetur i zhgënjyer nga finalja. Bëhet fjalë për princin George, i cili shfaq me dukën dhe dukeshën e Kembrixhit në Wembley për të ndjekur nga afër ndeshjen emocionuese.
Ndeshja përfundoi me princin George që u trishtua nga humbja, ndërsa William është fotografuar teksa vendos duart mbi shpatullat e djalit të tij për ta mbështetur. (A2 Televizion)