Italia rrëmbeu titullin e kampiones së Europës mes mijëra tifozëve në Wembley teksa mundi Anglinë pas penalltive.
Festa e stafit italian ishte e jashtëzakonshme në fushën e lojës pas ngritjes së titullit të dytë në historinë e tyre. Por në dhomat e zhveshjes, italianët kanë festuar gjatë, deri diku duke thyer edhe rregullat. Birra nuk mungoi për asnjë prej tyre, ndërsa Di Lorenzo është fotografuar edhe duke tymosur një cigare. (A2 Televizion)