Ibra dëmtohet sërish, humbet Napolin

Nga A2 CNN
31 Mars 2023, 09:49 | Futboll
Ibra dëmtohet sërish, humbet Napolin

Nuk ka paqe për Zlatan Ibrahimoviç! Pas impenjimit me kombëtaren, sulmuesi suedez ka marrë një goditje në kofshën e djathtë dhe do të jetë disa javë jashtë fushës së blertë.

Ndonëse nuk dihet ende shkalla e dëmtimit, as koha e rikuperimit, e vetmja gjë e sigurt është se shtatlarti nuk do të jetë në dispozicion të teknikut Pioli për duelin me Napolin të dielën në mbrëmje.

Kontrollet dhe analizat e mëtejshme do të vlerësojnë situatën e 41-vjeçarit që siç duket është drejt fundit të karrierës se tij.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani