Imazhet krahasuese satelitore të lëshuara nga Planet Labs PBC këtë të shtunë kanë treguar shkallën e dëmtimit të fundit në depot e naftës dhe municioneve në Ukrainë dhe ato në një depo karburanti në Krime.
Imazhet treguan dëme në një fabrikë kimike në Pavlohrad të datës 3 maj, dëmtim të një depoje nafte në Taman nga 4 maji dhe një depo karburanti në Sevastopol, Krime nga 2 maji.
Ndërkaq gjatë natës, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzoi katër dronë kamikaze "Shahed" të prodhimit iranian në rajonin e Dnipropetrovsk, i cili kufizohet në lindje me Donetsk dhe Zaporizhzhia. (A2 Televizion)