Inceneratorët, Shano: Patatja e nxehtë në duart e qeverisë, nuk është zbatuar ligji në asnjë moment

Nga A2 CNN
28 Tetor 2021, 21:20 | Aktualitet
Inceneratorët, Shano: Patatja e nxehtë në duart e qeverisë,

Eksperti i ekonomisë, Dritan Shano e ka konsideruar çështjen e inceneratorëve si “pataten e nxehtë” në duart e qeverisë.

Sipas Shanos, për këtë çështje ka një raport të KLSH i cili tregon se nuk është zbatuar ligji për arritjen e këtyre projekteve në asnjë moment.

Shano ftoi komisionin hetimor parlamentar që u miratua së fundmi që të hetojë të gjitha kontratat PPP.

https://a2news.com/video/inceneratoret-bogdani-eshte-nje-piramide-qe-ka-nisur-nga-elbasani-dhe-nuk-po-mbaron/

“Qasja për ta futur këtë veprim për ruajtjen e mjedisit dhe pastrimin e qyteteve është iniciativë e PS. Inceneratorët është një skemë që përdoret njësoj për të gjitha PPP. Kjo qeveri nuk do ndalojë në çdo ide për të paketuar paratë e buxhetit në pak duar. Natyrisht që inceneratorët janë patatja e nxehtë në duart e qeverisë. Tashmë ka një komision parlamentar. Mendoj që ky precipitim I situatës të çojë në nxjerrjen e procedurave jo transparente të ndjekura për inceneratorët. Komisionit të iniciuar nga opozita do t’i kërkoja që të mos ndalej tek inceneratorët pasi të gjitha PPP duhen trajtuar në të njëjtën formë. Të gjitha PPP duhet të jenë objekt i një hetimi parlamentar. Për inceneratorët ka një kontroll të shkëlqyer të KLSH. Ai tregon se asgjë nuk përputhet dhe çdo gjë është bërë duke mos respektuar ligjin”, tha Shano në “Absolut 4”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/belind-kellici-deputet-i-pd-i-ftuar-ne-absolut-4-ku-u-diskutua-per-inceneratoret/

A2 CNN Livestream

Latest Videos