Ish-gjenerali zgjidhet president i Çekisë

Nga A2 CNN
29 Janar 2023, 08:50 | Bota
Ish-gjenerali zgjidhet president i Çekisë

Ish-gjenerali i ushtrisë Petr Pavel është zgjedhur presidenti i ri i Çekisë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidencale.

Ushtaraku në pension, ka marrë më shumë se 57% të votave përball rivalit të tij miliarder, Andrej Babis, një figurë tepër e rëndësishme në politikën çeke gjatë dekadës së fundit.

Ish ushtaraku Pavel bëri fushatë si i pavarur dhe fitoi mbështetjen e qeverisë së qendrës së djathtë.

Në mesazhin e tij pas fitores, Pavel u shpreh se do të jetë president i gjithë qytetarëve të Çekisë, duke shtuar se "Vlerat si e vërteta, dinjiteti, respekti dhe modestia fituan".

Posti i presidentit është kryesisht ceremonial në Çeki, por kreu i shtetit zgjedh kryeministrat dhe krerët e bankave qendrore, ka një zë me peshë në politikën e jashtme dhe mund të nxisë qeverinë të ndjekë politika të caktuara.

Gjenerali në pension Pavel e merr detyrën në mars, duke zëvendësuar presidentin në largim Milos Zeman.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi