Dima Allamdani dhe familja e saj janë mes qindra mijëra banorëve të Gazës të shpërngulur në jug, për t’i shpëtuar breshërisë së sulmeve ajrore izraelite kundër territorit. Duke mos ditur se ku të shkonin tjetër, familja me 17 persona u strehua në Khan Younis, me shpresën se kishin gjetur një mbrojtje të përkohshme. Por mbrëmjen e 17 tetorit, bombardimet masive ajrore nga avionët izraelitë të luftës goditën vendstrehimin e tyre. Allamdani, vëllai i saj dhe dy kushërinj i mbijetuan bombardimeve, duke shpëtuar me vetëm disa plagë. Por 13 pjesëtarët e tjerë të familjes, përfshirë prindërit dhe 11 motra e vëllezër nuk patën të njëjtin fat. (A2 Televizion)