Je më i gjatë se 1.75? Ja sëmundjet ku rrezikon më shumë

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2023, 18:38 | Lifestyle
Je më i gjatë se 1.75? Ja sëmundjet ku rrezikon më

Përgjatë shekujve, një gjatësi mbi mesataren ka qenë sinonim shëndeti, suksesi, madje si pasojë edhe pasurie ose pushteti.

Ishin kohë ku ushqyerja e bollshme ishte e mundur vetëm për një shtresë të caktuar popullsie, dhe asocimi mund të bënte sens deri diku, por edhe sot kur beteja është me kaloritë e tepërta, më shumë   se me ato të munguara, gjatësisë i bashkohet të paktën edhe mundësi të shtuara drejt suksesit.   

Por sipas një studimi të rëndësishëm amerikan, të paktën për sa i përket shëndetit, gjerat janë paksa ndryshe. Rezultatet e Million Veteran Program, një program i financuar nga qeveria amerikane për të kuptuar faktorët që ndikojnë tek shëndeti, një gjatësi sipër 175 centimetrave mund të rrisë dukshëm mundësinë e disa patologjive.

Studimi ka marrë përsipër një numër të madh personash, rreth 281 mijë, por mund të ndikohet nga fakti se janë testuar kryesisht meshkuj (91%) të bardhë (73%).  

Sipas studimit, personat më të gjata se mesatarja e përcaktuar në 175 centimetra kanë shfaqur  probleme më të theksuara nervore, në veçanti për sa i përket neuropatisë periferike, që intereson nervat e këmbëve dhe duarve.

Arsyeja sipas studiuesve është presioni më i madh që këto persona ushtrojnë mbi kockat, muskujt dhe këmbët. Gjatësia më e madhe asociohet sipas studimit edhe me një rrezik më të madh për sa i përket problemeve me koagulimin e gjakut, venat varikoze, celulitin dhe infeksionet në këmbë, veçanërisht ato te thonjtë.

Për të gjatët, nuk ka vetëm lajme të hidhura. I njëjti studim tregon që kjo kategori personash lidhet me një rrezik më të vogël për të marrë sëmundje kardiake, si dhe kanë një qarkullim të gjakut më të mirë se mesatarja, dhe mundësi më të paketa për kolesterolin dhe ipertensionin, që sjellin rrezik për infarkt.

Edhe pse duhen studime më specifike, studiuesit pohojnë se gjetjet mund të merren parasysh në cilësimin  e gjatësisë si faktor risku për disa patologji të caktuara.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024