Jo rastësisht të katërtit në botë, Maroku i jep leksion Brazilit

Nga A2 CNN
26 Mars 2023, 09:29 | Futboll
Jo rastësisht të katërtit në botë, Maroku i jep leksion

Maroku tregoi edhe njëherë se suksesi i tij në Kupën e Botës që lamë pas në futboll nuk ishte i rastësishëm, ku e përfunduan këtë kompeticion në vendin e katërt.

Vendasit mundën me rezultatin 2-1 në një ndeshje miqësore Brazilin, i cili përveç Neymarit të dëmtuar, i kishte pothuajse të gjithë yjet e tij të tjerë në formacion.

Boufal ishte ai që kaloi të tijtë në avantazh në minutën e 29 të takimit, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-0.

Brazili u hodh në sulm dhe arriti të barazonte vetëm në minutën e 67 me një gol të Casemiro që u asistua nga Lucas Paqueta. Atëherë kur mendohej se ndeshja do të merrte një tjetër drejtim, vjen dhe goli i avantazhit nga Maroku me anë të Sabirit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos