Kean gjunjëzon Lazion, Juventus nis pushimet në vendin e tretë

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2022, 22:37 | Futboll
Kean gjunjëzon Lazion, Juventus nis pushimet në vendin e tretë

Juventus e ka mbyllur me një fitore bindëse 3-0 vitin dhe do ta shohë Botërorin nga vendi i tretë i renditjes së Serisë A, me 31 pikë.

Ekipi i Massimiliano Allegri mposhti Lazion me dygolëshin e Moise Kean dhe një gol të Milik dhe e parakaloi në klasifikim, duke e parë veten vetëm 2 pikë pas Milanit të vendit të dytë, por plot 10 nga Napoli kryesues.

Ndërkohë, Lazio i Elseid Hysajt, i cili e nisi titullar takimin, zbret në vendin e katërt me 30 pikë, po aq sa Interi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/13/milan-dhe-inter-mbyllin-vitin-me-fitore-mourinho-me-karton-te-kuq/

A2 CNN Livestream

Latest Videos