
Majlinda Kelmendi nuk ndalet më. Atletja kosovare konfirmohet si dominuese në kategorinë e saj të 52 kilogramëve, duke fituar medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Dyseldorf të Gjermanisë.
Kampionia olimpike mundi atleten nga Mongolia Sosorbaram Lkhagvasuren.
Ky është triumfi i dytë i kosovares pas atij të Tel Aviv. (A2 Televizion)