Keni 5 minuta kohë të lirë? Flini pak gjumë...ja pse

Nga A2 CNN
4 Gusht 2023, 18:36 | Lifestyle
Keni 5 minuta kohë të lirë? Flini pak gjumë...ja pse

Jeni në shtëpi, ndiheni pak të lodhur dhe puna tjetër që duhet të bëni mund të presë? Flini pak gjumë. Një mini dremitje (2-10 minuta) mund të jetë e shkurtër në kohëzgjatje, por shumë e dobishme për trupin tuaj.

Sipas Didier Cugy, një mjek i specializuar në temën e gjumit, edhe një pushim i shkurtër mund të sjellë përfitime të mëdha për shëndetin dhe na mbush me energji për pjesën e mbetur të ditës.

Nuk ka rëndësi se ku flemë. Në një divan, në një karrige, në një kolltuk, edhe me kokën në tavolinë gjatë një pushimi nga puna, një gjumë i shkurtër mund ta zgjojë trupin dhe ta kthejë atë pothuajse në gjendjen në të cilën ishte kur filloi ditën.

Një sy gjumë i shkurtër, edhe në makinë (derisa dikush tjetër është duke vozitur padyshim) mund të jetë një mrekullibërës. Gjumi është shumë më i rëndësishëm nga sa mendojmë, pasi ato veprojnë si injeksione energjie.

Mirëpo, a ka problem nëse ky gjumë zgjat më shumë se 10 minuta? Kjo varet nga situata. Megjithatë, ekziston gjithmonë rreziku, nëse flemë më shumë se disa minuta, të zgjohemi më vështirë dhe me një nevojë edhe më të madhe për të fjetur sërish menjëherë. Kjo është arsyeja pse këshillohet që të kontrollojmë kohëzgjatjen e gjumit të shkurtër, qoftë me një orë alarmi ose me një mënyrë tjetër zgjimi.

A2 CNN Livestream

A2 Business