Kërkesa për qeverinë e Kosovës, “Asociacioni të diskutohet vetëm në marrëveshjen finale me Serbinë”

Nga A2 CNN
30 Tetor 2022, 13:18 | Kosova
Kërkesa për qeverinë e Kosovës, “Asociacioni të

Qeverisë së Kosovës i kërkohet që themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe të diskutohet vetëm në kuadër të marrëveshjes finale me Serbinë. Kjo vjen pas publikimit të një drafti, në të cilin propozohej dhe një statut për të. Për Lëvizjen Vetëvendosje, asociacioni nuk duhet të këtë kompetenca ekzekutive.

 “Këtu nuk bëhen tolerime, mund të quani kokëfortësi, apo çfarëdo tjetër, por nuk duhet lejuar mekanizma institucional që sabotojnë shtetin nga brenda, apo krijojnë një republikë serbe”, deklaroi  deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.

Kujdes në trajtimin e kësaj teme kërkon dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

 “Ne nuk kemi marrë ndonjë draft, por çështja e asociacionit duhet të diskutohet në kuadër të marrëveshjes finale. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i prerë dhe qartë, ne duhet vetëm të qëndrojmë në të”, tha Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar të AAK.

https://a2news.com/2022/10/28/albin-kurti-shtyn-afatin-per-targat/

Për analistët, qeveria e Kosovës duhet të ketë vetëm një vijë të kuqe për këtë çështje dhe ajo është mos cenimi I funksionimit normal dhe strukturor të shtetit.

 “secili draft, apo propozim që merret me zgjerimin e kompetencave të asociacionit nuk duhet të merret në konsideratë dhe të injorohet plotësisht sepse ai nënkupton banjëzimin e shtetit të Kosovës”, thekson analisti Artan Muhaxhiri.

https://a2news.com/2022/10/21/draft-propozimi-per-asociacionin-qeveria-gjermane-nuk-e-hartuam-ne-pyesni-friedrich-ebert/

Në Kosovë, javën e kaluar u publikua një draft për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin u tha se është përgatitur nga një organizatë joqeveritare gjermane. Megjithatë krerët institucional e konsideruan atë “fake news” dhe refuzuan të komentonin përmbajtjen e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos