"Këtu nuk është Serb"i, protesta në Mal të Zi kundër fronëzimit të mitropolitit serb

Nga A2 CNN
4 Shtator 2021, 18:32 | Ballkani
"Këtu nuk është Serb"i, protesta në Mal të Zi

Protesta të mëdha janë regjistruar këtë të shtunë në Malin e Zi kundër fronëzimit të mitropolitit të ri Ioaniki.

Dhjetëra qytetarë bllokuan me goma dhe gurë aksin rrugor Podgoricë-Cetinje, për të ndaluar ceremoninë që pritet të mbahet ditën e nesërme Manastirin e Cetinjes.

https://twitter.com/didileja/status/1434130966679855111

Sipas raportimeve, pjesa më e madhe e protestuesve ishin mbledhur nga kleri i Kishës Ortodokse Malazeze të cilët lëshonin parulla “Këtu nuk është Serbi”.

Më herët, një grup qytetarësh hoqën gardhin mbrojtës të vendosur në Dvorski trg, përballë manastirit të Cetinjes dhe u përplasën me policinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos