Kim uron kreun e Kushtetueses: Suksese Zaçajt, reforma nuk është e përsosur, por ecën gur mbi gur

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2023, 18:39 | Politikë
Kim uron kreun e Kushtetueses: Suksese Zaçajt, reforma nuk

Ambasada amerikane ka shprehur urimet e saj ndaj kreut të Gjykatës Kushtetuese të sapo zgjedhur, Holta Zaçaj.

Në postimin e saj zyrtar, ambasada shprehet se Zaçaj “është kryetarja e parë e zgjedhur qëkur Gjykata arriti të ketë trupë të plotë. I urojmë suksese asaj dhe të gjithë gjyqtarëve të tjerë teksa forcojnë integritetin dhe pavarësinë e Gjykatës”.

Postimi vijon duke kujtuar angazhimin  e Uashingtonit ndaj reformës në drejtësi, dhe pohon se nuk ka qenë një proces i thjeshtë dhe as i përsosur, por po ecën përpara “gur mbi gur…”.

Gjykata Kushtetuese u plotësua me 9 anëtarët e saj me mandat të plotë më 16 janar, me emërimin e anëtares Holta Zaçaj, e cila pasoi në detyrë ish-kryetaren Vitore Tusha. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/25/betohet-perpara-presidentit-te-republikes-gjyqtarja-e-gjykates-kushtetuese-holta-zacaj/

A2 CNN Livestream

Latest Videos