Kina pretendon se ka kaluar pengesën e madhe për armët me lazer

Nga A2 CNN
14 Gusht 2023, 21:04 | Bota
Kina pretendon se ka kaluar pengesën e madhe për armët me lazer

Studiuesit në Universitetin Kombëtar të Teknologjisë së Mbrojtjes në Kinë pretendojnë se kanë arritur të kapërcejnë sfidën më të madhe në prodhimin e armëve lazer, që deri më tani ka qenë mbinxehja.

Sistemet lazer përdoren kundër dronëve e mjeteve të tjera ajrore pa pilot, por armët mbinxehen pas çdo përdorimi dhe sjellin bllokimin e tyre.

Vite më parë, armët lazer shiheshin vetëm në filma fantastiko-shkencor, por tashmë disa shtete në botë kanë punuar në këtë teknologji për dekada me radhë.

Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës punojnë prej kohësh për zgjidhjen e këtij ngërçi që tashmë kinezët pretendojnë se e kanë arritur. “Ky është një përparim i madh në përmirësimin e sistemeve lazer”, tha shkencëtari kinez Yuan Shengfu, për “South China Morning Post”.

Që nga shpikja e lazerit të parë në vitin 1960, njerëzit kanë qenë entuziastë për kalimin nga energjia kinetike në energjinë lazer për projeksionin e shpejtë të energjisë me shpejtësinë e dritës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu