Sondazh: A duhet të zbatohet leja menstruale në Shqipëri?
  • Po 71%
  • Jo 24%
  • Nuk e di 5%

Pamje të frikshme nga Italia, “cunami i baltës” godet qytezën në veri

Nga A2 CNN
14 Gusht 2023, 19:25 | Bota

Qyteza e Bardonecchia në Torino të Italisë është goditur nga moti i keq me erë të fuqishme e reshje të dendura shiu, të cilat kanë shkaktuar përmbytje në zonë.

Në rrjetet sociale është publikuar një video e frikshme në të cilën duket lumi teksa del nga shtrati dhe përplas ujë e baltë në mes të qytetit, duke krijuar idenë e një cunami balte. Për fat të mirë, kjo ngjarje nuk është shoqëruar me viktima.

Ndërkohë, guvernatori i rajonit të Piemontes, Alberto Cirio, tha se dëmi ishte kolosal dhe për këtë kishte kërkuar menjëherë ndihmë nga qeveria.

Emergjencat Civile dhe zjarrfikësit i erdhën në ndihmë 6 personave të cilët po qëndronin në një kamping pranë lumit Frejus.

Ditari A2 CNN