Koncesioni i sterilizimit, biznesmeni Ilir Rrapaj kërkon lirinë në Apelin e Posaçëm

Nga A2 CNN
24 Gusht 2023, 16:41 | Aktualitet
Koncesioni i sterilizimit, biznesmeni Ilir Rrapaj kërkon lirinë

Ilir Rrapaj, biznesmeni i arrestuar për llogari të hetimit të SPAK mbi koncesionin e sterilizimit kërkon të lirohet nga qelia.

Burime pranë Gjykatës së Posaçme konfirmuan se Rrapaj ka depozituar ankim ne Apel kundër masës së sigurisë “arrest në burg” të dhënë ndaj tij pak ditë më parë  nga Shkalla e Parë.

Rrapaj zotëron pjesën dominuese të shoqërisë “SaniService”,që ka fituar koncesionin 10-vjeçar të sterilizimit. Për SPAK ai akuzohet për “mashtrim me pasoja të rënda”, në bashkëpunim.

Përveç Rrapajt në qeli për sterilizimin është ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj. Gjashtë të akuzuarit e tjerë të dosjes, mes të cilave edhe rektori i Mjekësisë, Arben Gjata, po hetohen në masa më të buta sigurie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos