Koronavirusi në Shqipëri, ndërron jetë një person nga Durrësi

Nga A2 CNN
3 Mars 2023, 16:54 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, ndërron jetë një person nga

Janë rikthyer këtë të premte viktimat nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se një 83 vjeçar nga Durrësi ka ndërruar jetë i prekur me koronavirus.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë kryer 436 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 19 qytetarë.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtës Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

 Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 436 testime, nga të cilët 19 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:

17 në Tiranë, nga 1 qytetar në Sarandë, Skrapar.

 Janë 163 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

 Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit  ka 1 humbje jete me SarsCov2, një qytetar 83 vjeç, nga Durrësi.

 Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,789 që nga fillimi i epidemisë.

 Statistika ( 3 Mars 2023)

 Raste të reja ditore               19

 Të shëruar në 24 orë            17

 Të shtruar në spitale             6

 Humbje jete në 24 orë           1

 Testime ditore                       436

 Testime totale                   2,041,392

 Raste pozitive                      333,551

 Raste të shëruara                  329,789

 Raste Aktive                             163

 Humbje jete                              3,599

 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 Tiranë                      145

Shkodër.                    5

Fier                           4

Vlorë                         3

Korçë.                        2

Durrës.                      2

 Berat.                        1

 Kukës.                     1 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos