Mësuesit martirë, poetët Vilson Blloshmi e Genc Leka përkujtohen mes vargjeve e skicave

Nga A2 CNN
3 Mars 2023, 15:21 | Aktualitet
Mësuesit martirë, poetët Vilson Blloshmi e Genc Leka

Vëllimet poetike që ata lanë pas i ngjasojnë pikërisht shpirtit të tyre, të lirë dhe pa pranga. Një jetë që e donin shumë që nuk mundën ta jetonin si Vilson Blloshmi po ashtu edhe Genc Leka, të dy poetë të pushkatuar nga regjimi komunist.

“Ne i njohëm baballarët tanë përmes poezive. Ato janë mënyra më e shkëlqyer për të shprehur vetveten. Kanë kaluar shumë vite dhe ato nuk janë mes nesh por kujtimi i tyre, poezitë e tyre i kanë bërë ata të pavdekshëm”, ka thënë Enerjeta Blloshmi, vajza e Vilson Blloshmit.

“Kur bota ishte në gjumë” është titulli i librit që me prezantimin e tij sjell në memorien kolektive edhe fatin e trishtë të dy poetëve të pushkatuar nga regjimi komunist. Botuesi dhe profesori Bardhyl Musai, njëkohësisht autor i kësaj vepre ka bërë bashkë familjarë, por edhe institucione në mënyrë që historia e këtyre dy poetëve të njihet edhe nga të rinjtë.

Autoriteti për dokumenteve të ish-sigurimit të shtetit  “Libri është i pajisur me shpjegime të poezisë që do ta ndihmojnë lexuesin, e sidomos nxënësin  për ka kuptuar thellë poezinë 'Blloshmi' dhe 'Leka' e ta nxisin mendimin krijues nëpër shkolla sepse kështu mund t'i ndihmojmë fëmijët".

Një ekspozitë me grafika nga piktori Anastas Kostandini ka shoqëruar gjithë eventin përkujtimor në Muzeun Historik Kombëtar, si një manifest për shpirtin e lirë të Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos