Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Korreshi nxjerr nga shalqiri, "surprizën" e IPARD 3 për qeverinë

Nga A2 CNN
20 Korrik 2023, 10:47 | Politikë
Korreshi nxjerr nga shalqiri, "surprizën" e IPARD 3 për

Deputeti demokrat i Lushnjës, Saimir Korreshi, ka zgjedhur të ironizojë në mënyrë origjinale qeverinë Rama, pas vendimit të Komisionit Europian për të ndërprerë përkohësisht fondet për Shqipërinë në kuadër të programit IPARD 2, që përdoret për mbështetjen financiare të projekteve në bujqësi.

Me një shalqi në duar, Korreshi u paraqit sot në hyrje të Kuvendit. Prej shalqirit më pas nxori një kastravec, për të cilin tha se është dhurata e IPARD 3 për qeverinë që po ia nxin fytyrën Shqipërisë.

“Simboli që ju ka lënë dhuratë IPARD 3 të gjithë shqiptarëve. Sepse kjo qeveri hajdute (inshallah s’ka ardhur ajo ministrja sot, se kush vjen e zëvendëson në behar) nuk i meriton votat e këtyre njerëzve (as atyre që ua vodhi, e as atyre që ua dhanë me dëshirë) se përditë e më keq po na nxjerr botën kudo që ne përfaqësohemi”, tha Korreshi për mediat.

https://www.instagram.com/reel/Cu6ca-Ygc2a/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==
https://a2news.com/2023/07/19/ke-pezullon-fondet-e-ipard-2-ministria-e-bujqesise-programi-seshte-nderprere-procedura-hetimore-eshte-normale/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi