Kritika për kostumin e Halloween, lojtari i Bayern kërkon falje

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2018, 11:27 | Futboll

Bayern München është vënë në qendër të kritikave pasi postoi një foto të disa lojtarëve të skuadrës të veshur me maska të ndryshme për festën e Halloween. Në foton në fjalë, mbrojtësi brazilian Rafinha ishte veshur me një kostum tradicional arab dhe mbante në dorë një kuti që dukej si një bombë.

Në rrjetet sociale pati reagime të shumta mbi zgjedhjen e lojtarit, i cili kërkoi falje po përmes një postimi në Twitter. “Halloween është një festë ku përdoren kostume të ekzagjeruar, por nuk ishte qëllimi im që të mërzisja të tjerët”, shkroi braziliani.

https://twitter.com/R13_official/status/1058018761930891264

Në llogarinë e Bayern në Twitter foto u fshi shumë shpejt, por dëmi tashmë ishte bërë. Një përdorues kujtoi incidentin me autobusin e Borussia Dortmund ku një shtetas gjermano-rus kishte vendosur një bombë në anë të rrugës. “Imagjinoni sikur dikush të vishej si gjerman që donte të hidhte në erë një autobus të mbushur me futbollistë? Diçka që në fakt, ka ndodhur vërtet...”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos