Komisioni i Ligjeve dha dritën jeshile që shqiptarët të luajnë me fatin e tyre në bastet sportive. Nisma e qeverisë gjeti mbështetjen e shumicës parlamentare, ndonëse nuk mungoi skepticizmi edhe mes deputetëve socialistë. Argumenti kryesor i rikthimit të skedinave është formalizimi i një tregu informal që nuk e ka ndaluar asnjëherë veprimtarinë. (A2 Televizion)