All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Stoli i Kukësit, largohet Orges Shehi, Skënder Gega prezantohet të hënën

Nga A2 CNN
30 Korrik 2020, 15:37 | Futboll
Stoli i Kukësit, largohet Orges Shehi, Skënder Gega prezantohet
All - Paragraf - 1

Kukësi i ka dhënë fund bashkëpunimit me trajnerin Orges Shehi. Klubi verilindor njoftoi pak minuta më parë, shkëputjen e marrëdhënieve me ish-portierin e Skënderbeut, për shkak të mos përmbushjes së objektivave sezonale.

Kukësi ishte një prej pretendentëve kryesorë si në kampionat ashtu edhe në Kupën e Shqipërisë, por sezoni për ta u mbyll pa trofe.

All - Paragraf - 3

Drejtimin e Kukësit tashmë pritet ta marrë trajneri që shpalli Partizanin kampion një vit më parë, Skënder Gega, i cili mësohet se ka pasur edhe një takim me Safet Gjicin. Pritet që trajneri të prezantohet ditën e hënë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos