Kurorë, skeptra dhe karroca, çfarë ndodh në ceremoninë e kurorëzimit të një mbreti?

Nga A2 CNN
6 Maj 2023, 10:05 | Bota
Kurorë, skeptra dhe karroca, çfarë ndodh në

Skeptra, kurora ,unaza, rruzull dhe një lugë. Ceremonia e kurorëzimit të Mbretit Charles përfshin të gjitha emblemat historike të monarkisë. Charles dhe Camilla do të shoqërohen nga Buckingam Palace drejt Abacisë më Karrocën shtetërore të jubileut të diamantë, e cila u ndërtua për të përkujtuar 60-vjetorin e mbretëreshës Elizabeth në fron në 2014.

Pas shërbesës, çifti do të bëjë procesionin e kurorëzimit në karrocën e artë shtetërore 260-vjeçare e cila është përdorur në çdo kurorëzim që prej Williamit të IV në 1831-shin.  Pasi të hyjë në Abaci, çifti do të kurorëzohet së bashku, diçka që është traditë për një mbret, kur ka edhe mbretëreshën në krah. 

Camilla do të ketë një mini version të ceremonisë të Charles; do të lyhet me vajin e shenjtë dhe do të kurorëzohet. Për pjesën më të madhe të shërbesës, Charles do të qëndrojë i ulur në karrigen e kurorëzimit, e porositur nga Eduardi I. 

Momenti më i shenjtë i ceremonisë, është vajosja, me vajin e ardhur nga Mali i Ullinjve dhe i shenjtëruar në Jeruzalem. Tradita daton që në testamentin e vjetër të Biblës e cila përshkruan vajosjen e Mbretit Solomin, dhe që është ruajtur për të theksuar statusin shpirtëror të monarkut.  Pas vajosjes është momenti kur mbreti vishet për t’u dukur si mbret. Atij i jepet Rruzulli i Sovranit, i porositur nga Charles i II e që është një glob prej ari me një kryq të vendosur në majë dhe të rrethuar nga diamantë, smeraldë, rubinë, safirë dhe perla. Ai përfaqëson sovranitetin Kristian.

Skepri me Kryq i sovranit, prej 530 karatësh dhe që përfshin diamantin më të madh shumëngjyrësh në botë, është simbol i fuqisë fetare të monarkut, ndërsa Skeptri me pëllumb që përbëhet nga shufër ari e ndarë në tre pjesë tregon se mbreti është një sundimtar mëshirëplotë. Shpata shtetërore përfaqëson fuqinë dhe autoritetin e monarkut e gjithashtu premtimin për të mbrojtur besimin dhe kombin.  Megjithatë objekti kryesor i kurorëzimit është padyshim Kurora e Shën Eduartit e cila peshon 2.2kg. Ajo përbëhet nga ar solid dhe zbukurohet me rubinë, safirë dhe topazë mes gurëve të tjerë të çmuar.  Charles do të kurorëzohet me kurorën historike e cila është përdorur që prej kurorëzimit të mbretit Charles II në 1666 dhe pas rikthimit të monarkisë, pas 10 vitesh republikë të Oliver Cromëell. Kurora është një imitim i kurorës origjinale të Shën Eduardit, e cila u shkatërrua kur Charles-it të parë ju pre koka.

Charles dhe Camilado ti drejtohen më pas Kapelës së Shën Eduardit dhe do të ndryshojnë veshjet. Dhe Charles do të vendosë Kurorën Perandorake e cila është simbol i ndarjes së Anglisë nga gjithçka tjetër. Çifti pritet më pas të nisë procesionin e kurorëzimit dhe të pozojë në ballkonin e famshëm të Buckingam Palace.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024