Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, qëndrojnë sot në Bruksel për një sërë takimesh me udhëheqës të Bashkimit Evropian. Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, takimet e tyre të ndara janë vazhdimësi e procesit që filloi fundjavën e kaluar, kur 5 të dërguarit perëndimorë vizituan Prishtinën dhe Beogradin. Kurti dhe Vuçiç do të priten veçmas nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni. (A2 Televizion)