Lëkundje tërmeti në Janinë

Nga A2 CNN
1 Maj 2023, 18:09 | Ballkani
Lëkundje tërmeti në Janinë

Lëkundje tërmeti janë regjistruar pasditen e së hënës në Janinë. Mediat greke raportojnë se epiqendra e tërmetit ndodhet 13 kilometra në lindje-juglindje të Leptokarya-së në Janinë.

Thellësia fokale e vatrës vlerësohet të ketë qenë 9.6 kilometra.

Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ka qenë me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter.

Mediat në vend raportojnë po ashtu se një tërmet me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter është regjistruar mesditën e së hënës edhe në Sithonia të Halkidiki-t.

Tërmeti ka ndodhur në orën 14:26, me orën lokale, rreth 14 kilometra në jug të fshatit Sykia dhe ka pasur një thellësi fokale prej 14.5 kilometrash.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani