“Ligji i PS i jep mandat tjetër”, por Skënder Gjinushi hedh poshtë akuzat e PD

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2023, 15:51 | Politikë
“Ligji i PS i jep mandat tjetër”, por Skënder Gjinushi

Akademia e Shkencave prezantoi raportin vjetor dhe kërkesat ndaj qeverisë përvijimin e reformave gjatë këtij viti.

Me këtë rast Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë pret që të marrë një mandat të dytë, nismë për të cilën shumica socialiste në Kuvend duket se e ka siguruar, teksa ka dërguar dhe ndryshimet ligjore në Kuvend. Vetë Gjinushi thotë se nisma ligjore nuk lidhet me të.

“Qëllimi i projektligjit nuk është ky, por është hapja e akademisë ndaj anëtarëve të jashtëm se padashje është vënë një kufizim ligjor në numër. Unë s’kam në plan, sot kam në plan të mbyll”

Por nga oborri i Akademisë së Shkencave, deputetja Ina Zhupa këmbëngul për të kundërtën, teksa e cilësoi këtë ligj me porosi të kryeministrit Rama për Gjinushin.

“Në ditën që mblidhet Asambleja e Akademisë së Shkencave, ne të kërkonim akademikët, më shumë shkencë, më shumë ligjshmëri, reflektim mbi ato që kërkon vendi, jo kapjen e një akademisë nga një person dhe përdorimin e këtij posti për qëllime të veta personale dhe dhënien parti borxh Edi Ramës për qëllime të tija elektorale. Mos u çudisni që në mandatin e radhës të Skënder Gjinushit, të kemi akademik edhe Petro Koçin, për shkak se po bën ligjin me porosi”, tha Zhupa. 

Deputetja demokrate e ka çuar Gjinushin në Gjykatën Kushtetuese edhe si kryetar akademie të padekretuar nga presidenti i Republikës, asokohe Ilir Meta. Ajo akuzoi Gjinushin edhe për emërime pa meritokraci të anëtarëve të rinj, vetëm sepse, sipas saj janë njerëz që e mbështesin atë, duke përfshirë edhe ish-deputetë të PS.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos