"Like" në artikullin ku flitej për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës? Reagon ambasada e SHBA-së

Nga A2 CNN
5 Janar 2023, 14:30 | Kosova
"Like" në artikullin ku flitej për çnjohjen e

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka reaguar sot për çështjen e një “like” në një postim në Twitter ku flitej për pavarësinë e Kosovës.

Nga ambasada janë shprehur sot se pavarësia e Kosovës është fakt ndërsa shtohet se qëllimi parësor i tyre është që të mbështesin Kosovën, “pasi ajo zë vendin e saj të merituar në strukturat evropiane dhe euroatlantike”.

Në reagim njoftohet po ashtu kundërshtimi kategorik i çdo përpjekje për të vënë në pikëpyetje pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Sipas asaj që u raportua më herët, Ambasada e SHBA-së kishte bërë “like” në një lajm ku shkruhej për mosnjohjen e Kosovës nga 9 vende.

Siç ka shtuar ambasada, asnjë “like” gjatë 24 orëve të fundit nuk është bërë qëllimisht nga llogaria zyrtare e saj.

“Llogaria zyrtare e Ambasadës Amerikane në Twitter nuk ka bërë ‘like’ qëllimisht asnjë postim në Twitter gjatë 24 orëve të fundit. Siç u përmend më herët: kur kemi një pozicion për të artikuluar, ne e bëjmë këtë nëpërmjet deklaratave zyrtare, që i atribuohen – jo nga një “like” e mediave sociale.”

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi