Madonna mbush 65 vjeç, shpallen datat e reja të “Celebration Tour”

Nga A2 CNN
16 Gusht 2023, 11:19 | Showbiz

Mbretëresha e pop-it Madonna mbush 65 vjeç. Ylli i popit ka shpallur datat e riplanifikuara të turneut të saj botëror, pas shërimit nga një infeksion bakterial që e la atë për disa ditë në kujdes intensiv.

Turneu Celebration tani do të nisë në Londër më 14 tetor, tre muaj pasi ishte planifikuar të fillonte në Vankuver të Kanadasë më 15 korrik.

Shumica e datave në SHBA janë shtyrë në vitin 2024, me disa anulime.

Turneu fillimisht ishte planifikuar për të festuar 40-vjetorin e single-it të Madonna-s, Holiday.

I quajtur “Celebration Tour”, shënon rikthimin e saj në arena dhe stadiume pas shfaqjeve eksperimentale, të bazuara në teatër Madame X në 2019 dhe 2020.

Disa nga ato shfaqje u shtynë ose u anuluan gjithashtu, për shkak të lëndimeve të të yllit, si dhe për shkak të pandemisë Covid-19.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Edicioni informativ nga Suela Demiri