Dy gra kanë mbetur të plagosura në një aksident rrugor që ndodhi pasditen e së enjtes në aksin rrugor mes Tepelenës dhe Levanit.
Sipas të dhënave paraprake të dhëna nga policia, makina tip Benz, e drejtuar nga shtetasja A.L. ka dalë nga rruga në vendin e njohur si "Kthesa e Cakranit".
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosura drejtuesja e mjetit dhe pasagjerja V. L., 70 vjeçe.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit, ndërkohë që të plagosurat janë dërguar në spital. (A2 Televizion)