Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja ishte i ftuar në "Dita jonë", ku mes të tjerash foli dhe për çështjen e makinave elektrike.
Gonxhja deklaroi se numri i këtyre makinave është në rritje, kjo sepse për to nuk ka tarifa regjistrimi, ndërkohë që dhe çmimi ka rënë me 20% pasi qeveria ka hequr TVSH.
“DPSHTRR kemi zeruar tarifat e regjistrimit për makinat elektrike, kanë 20% ulje në çmimin e automjetit pasi nuk ka TVSH. Kemi një rritje me 1300% pas këtë vendimi të guximshëm të qeverisë. Momentalisht, kemi të bëjmë me linja taksish dhe transporti.
Kjo është e vështirë për momentin dhe për shkak të mungesës së karikimit të shpejtë. Ka një agjenci të eficencës energjetike e cila po merret sot dhe me panelet. Ata kanë bërë një studim për karikuesit, instalimin e tyre, gjeografinë dhe bashkë bashkitë do t’i japin një zgjidhje. Ne jemi me një mesatare të moshës së mjetit në 15.5 vjet”, u shpreh Gonxhja. (A2 Televizion)