Ekspozita e makinave Retro ka mbërritur në qytetin liqenor të Pogradecit. Mbi 60 mjete të viteve të ndryshme nga Shtetet e Bashkuara, Italia, Anglia, Rusia, Maqedonia e Veriut etj. janë ekspozuar në qendër të qytetit.
Qytetarët shprehen mjaft të surprizuar me faktin që tashmë kanë mundësinë t’i shohin mjetet nga afër. Ndërsa pjesëmarrësit thonë se të mbash një mjet të tillë së pari duhet të kesh pasion dhe së dyti edhe pak ekonomi të mirë për mirëmbajtjen e saj.
Retro Albania bëhet në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor dhe është duke udhëtuar në të gjitha qytetet e vendit me paradë dhe aktivitete artistike. (A2 Televizion)