
Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu shpërndau së fundmi videon e një tjetër personi të shëruar nga koronavirusi, i cili u largua nga Spitali Infektiv për të qëndruar më tej në karantinë në banesën e tij.
I riu shfaqet në video duke falenderuar mjekët dhe të gjithë stafin e Spitalit Infektiv, që sipas tij i kanë qëndruar pranë në momentet e vështira.
“Edhe një tjetër pacient ka dalë sot i shëruar nga spitali infektiv. Mirënjohëse deri në përunjësi për punën dhe sakrificën e pashoqe të prof. Najada Çomos dhe të gjithë ekipit të mjekëve, infermierëve, imazheristëve, sanitareve që po luftojnë me armikun e padukshëm #COVID-19 në shërbim të pacientëve”, shkruan ministrja. (A2 Televizion)