Marrëveshja pa firma në Ohër, kreu i LDK: Mashtrim dhe humbje e një mundësie historike

Nga A2 CNN
19 Mars 2023, 12:48 | Kosova
Marrëveshja pa firma në Ohër, kreu i LDK: Mashtrim dhe humbje e

Kreu i partisë opozitare Lidhja Demokratike e Kosoves (LDK) e quajti marrëveshjen në Ohër, mashtrim dhe humbje të një mundësie historike.

“Ky është epilogu i Kurtit si kryeministër në dialog”, thotë Lumir Abdixhiku. Sipas tij, përfundoi një kauzë politike e rreme, që Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë.

“Kushtet e vëna, fjalimet e thëna, qëndrimet e dhëna, thjeshtë u zhbënë”, konstaton kreu i LDK-së.

Sipas Abdixhikut, ajo që u arrit është një marrëveshje pa njohje, jo finale dhe me asociacion në të.

“Kjo gjendje e re, e shndërruar si detyrim integrues për vendin tonë, është e pariparueshme më”, thkeson Abdixhiku, ndërkohë që kanë munguar reagimet e përfaqësuesve të tjerë opozitarë.

https://a2news.com/2023/03/19/arrihet-marreveshja-kosove-serbi-por-pa-firme/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani