Mbi 120 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, lihet në burg pronari i autobusit Shqipëri-Itali

Nga A2 CNN
11 Gusht 2023, 14:42 | Kronikë

Gjykata e Durrësit ka lënë në masën e sigurisë “Arrest me burg” 44-vjeçarin Leonard Nikolli, pronar i autobusit ku u sekuestruan 121 mijë euro. Shuma e madhe e parave u zbulua në fundjavë nga Policia Kufitare në portin e Durrësit, gjatë operacionit të koduar “Fluksi”.

Sipas policisë, 121 680 eurot nuk ishin deklaruar në Pikën e Kalimit Kufitar në Portin e Durrësit. Shuma e parave ishte fshehur në tavanin e autobusit, ndërsa gjatë operacionit policor u arrestua në flagrancë shtetasi Nikolli.

Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, krahas angazhimit maksimal për të përballuar fluksin e turistëve, vizitorëve dhe shtetasve shqiptarë që vijnë në Shqipëri për qëllime turistike, kanë intensifikuar kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/07/lume-parash-te-padeklaruara-ne-portin-e-durresit-kapen-mbi-121-mije-euro-ne-autobusin-e-linjes-se-barit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos