Mbretëresha Elizabeth II, simbol i unitetit dhe qëndrueshmërisë në 70 vite sundim

Nga A2 CNN
9 Shtator 2022, 12:34 | Bota

Mbretëresha Elizabeth II, sundimtarja e 63-të e Britanisë së Madhe udhëhoqi monarkinë përmes dekadash, duke qëndruar një simbol i stabilitetit kombëtar në një botë në ndryshim. Vajza më e madhe e Dukës dhe Dukeshës së Jorkut, Elizabeth Alexandra Mary, supozohej të kishte thjesht një rol mbështetës në monarki.

Por dhjetori i vitit 1936 ndryshoi përgjithmonë jetën e saj. Pasi udhëhoqi për më pak se një vit, mbreti Eduard I abdikoi dhe ia kaloi fronin vëllait të tij. Në vitin 1937 një epokë e re nisi në Britaninë e Madhe, ndërsa Duka i Jorkut u kurorëzua si mbreti George VI.

Atëherë princesha Elizabeth, e njohur si Lilibeth për familjarët, u bë trashëgimtarja e parë në radhë për fronin. Dhjetë vite më vonë, do të vinte martesa. Princesha Elizabeth u martua me Philip, dukën e Edinburgut.

Foto zyrtare e mbretëreshës Elizabeth II, kur u kurorëzua në qershor të vitit 1953

Fëmija i parë e çiftit, Princi Charles lindi në vitin 1948, ndjekur nga Princesha Anne në vitin 1950, princi Andrew në 1960-n dhe Princi Eduard në 1964-n. Më pas, në moshën 25-vjeçare princesha mori lajmin.

Hija e vdekjes sundoi mbi mbretin George, siç e tregojnë edhe fotografitë e fundit. Sundimi i babait të saj zgjati vetëm 15 vite, dhe ajo, deri atëherë princeshë, u bë papritur mbretëreshë. 

Mbretëresha Elizabeth II u kurorëzua në qershor të vitit 1953. Bashkëshorti i saj, i cili më vonë mori titullin madhëria e tij, Princi Filip, dukë i Edinburgut, ishte i pari që i bëri nderimet në ceremoninë e kurorëzimit, e para që transmetohej live në televizion.

Në vitet që pasuan, gjatë kohërave të ndryshimeve të mëdha sociale, monarkja pati një agjendë të ngjeshur të detyrave diplomatike, duke udhëtuar përreth globit, shumë më larg se çdo sundimtar tjetër para saj, duke u takuar me çdo president amerikan që prej kurorëzimit. 

“Ajo kujton se si kishte mësuar nga prindërit e saj, se sa e rëndësishme është të kesh në krah Amerikën gjatë luftës. Amerika erdhi në luftë dhe ajo e mban mend mirë këtë. Mban mend trupat amerikane, D-Day, dhe gjithçka.

Përgjatë gjithë vështirësive, princi Philip ishte fuqia dhe qëndresa e sundimit të saj, siç thoshte vetë mbretëresha. Sipas Robert Hardman, biografit mbretëror,”ka qenë një prej romancave më të mëdha të historisë”.

Mandati i mbretëreshës Elizabeth II si kreu i shtetit u shtri përgjatë masat shtrënguese të pasluftës, kalimit nga perandoria në Commonwealth, fundit të Luftës së Ftohtë dhe hyrjen dhe shkëputjen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimin Europian.

Gjatë sundimit bashkëpunoi me 15 kryeministra britanikë, duke nisur nga Winston Churchill, i lindur në 1874, dhe duke përfshirë Liz Truss e lindur 101 vite më vonë. Por në jetën private, gjërat nuk ishin gjithmonë të lehta. 40-vjetori i sundimit u shënjua nga ndarje, divorc dhe ftohje në martesat e fëmijëve të saj dhe po ashtu një zjarr në kështjellën e Windsor. 

Më pas, në 1997, vdekja e princeshës së popullit, Dianës, dhimbje të njëpasnjëshme zemre të cilat monarkja i zbuti me ndihmën e pasioneve të mëdha, kuajt dhe qentë, dhe të balancuar me gëzimin e martesave të nipërve, e më pas me rolin e ri si stërgjyshe.  

https://a2news.com/2022/09/08/mbreteresha-elizabeth-ii-nje-jete-mbreterore-ne-foto/

Por edhe atëherë u përball me sfida të reja. Në fillim të vitit 2020, Buckingam Palace njoftoi se Harry dhe Megan, duka dhe dukesha e Sussex nuk do të ushtronin më funksionet si anëtarë të familjes mbretërore. Por përgjatë gjithë vështirësive, princi Philip ishte fuqia dhe qëndresa e sundimit të saj, siç thoshte vetë mbretëresha.

Ai vdiq në vitin 2021, përpara ditëlindjes së 100 dhe pas më shumë se 70 vitesh martesë. Sipas Robert Hardman, biografi mbretëror, ”ka qenë një prej romancave më të mëdha të historisë”.

Nga vajza që ishte e treta në radhë për fronin, në monarken më jetëgjatë në histori. Elizabeth II lë pas një trashëgimi, një jetë të mbushur me familje, besim dhe devotshmëri ndaj vendit.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos