Mbyllet numërimi për Këshillat Bashkiakë në Dibër, PS merr shumicën, PSD e dyta

Nga A2 CNN
17 Maj 2023, 08:51 | Politikë

Në Dibër ka përfunduar numërimi i votave edhe për Këshillat Bashkiak, ku Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 13 mandate.

Pas saj, vjen Partia Socialdemokrate me 6 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 5 mandate dhe nga një mandat kanë marrë, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Republikane Shqiptare, Partia Lëvizja e Legalitetit, Partia Demokratike, Fryma e Re Demokratike, Partia Aleanca Demokristiane dhe kandidati i pavarur, Astrit Ademi.

Mësohet se kutia e fundit ka qenë e dëmtuar dhe nuk është numëruar. Partia Socialiste fitoi bindshëm edhe garën për kryetar bashkie, me kandidatin Rahim Spahiu që mori 67.54% të votave.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani