Më e larta në 16 vite, Banka Qendrore e SHBA-së rrit sërish normën e interesit

Nga A2 CNN
4 Maj 2023, 07:33 | Bota
Më e larta në 16 vite, Banka Qendrore e SHBA-së rrit sërish

Në një tentativë për të stabilizuar çmimet e larta, Banka Qendrore e SHBA-së vendosi të rrisë normën e interesit në nivelin më të lartë në 16 vjetët e fundit.

Për të dhjetën herë në 14 muaj, Rezerva Federale rriti normën bazë të interesit me 0.25 për qind.

Sipas mediave perëndimore, këto vendime i kanë rritur ndjeshëm kostot e huamarrjes në vendin me ekonominë më të fuqishme në botë, duke shkaktuar ngërçe në disa sektorë, si dhe çuan drejt falimentimit të tri bankave amerikane.

Banka Qendrore e SHBA-së filloi t’i rrisë në mënyrë të ndjeshme normat e interesit, vitin e kaluar, kur çmimet në SHBA po rriteshin me ritmin më të shpejtë në dekada.

Normat më të larta të interesit e bëjnë më të shtrenjtë blerjen e një shtëpie, huamarrjen për të zgjeruar biznesin ose për të marrë borxhe të tjera. Duke rritur këto kosto, zyrtarët presin që kërkesa të bjerë dhe çmimet të stabilizohen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos