A është e mundur të fluturoni pa krahë? Patjetër që po, nëse rezervoni një biletë në një itinerar ku kalon një prej trenave më të shpejtë në botë. Do të duhet vetëm të zgjidhni në varësi të vendit ku ndodheni.
Pak kohë më parë kemi listuar trenat më të shpejtë në botë për vitin 2022 me një shpejtësi që arrin nga 300 km në orë në 420 km orë. Por së fundi në Japoni është ende në zhvillim e sipër, treni me shpejtësi rrufe, SC Maglev L0 Series, që në prova arriti 603 km/h dhe do të operojë në vitin 2027. Ai është prezantuar nga Mitsubishi 12 vjet më parë, në vitin 2011.
Treni është planifikuar të ecë me një shpejtësi maksimale prej 500 km/h, duke ofruar kohë udhëtimi prej 40 minutash midis Tokios dhe Nagoya dhe 1 orë e 7 minuta midis Tokios dhe Osakës.
Treni nuk kërkon një shofer, por ka një kamerë në pjesën e përparme të të dy makinave fundore për të lejuar funksionimin në distancë, në rast se sistemet e automatizuara dështojnë.
Nga Gjermania në Itali dhe Shangai në Japoni, kemi renditur 10 trenat më të shpejtë në botë me një shpejtësi që arrin nga 300 km në orë në 603 km në orë. (A2 Televizion)

I ndërtuar nga Mitsubishi dhe i prezantuar 12 vjet më parë, në vitin 2011, ky tren me levitacion magnetik është ende në zhvillim e sipër, por në prova arriti shpejtësinë rekord prej 603 km/h. Do të operojë në vitin 2027.

Ka shumë trena me shpejtësi të lartë që udhëtojnë me 300 km/h, ndër të cilët gjermani ICE 3, i ndërtuar nga Siemens Mobility në 1999, është miratuar për një shpejtësi maksimale prej 330 km/h, por në testet hekurudhore shkoi deri në 369 km/h.

I ndërtuar nga konsorciumi AnsaldoBreda-Bombardier, ai ka kaluar Italinë nga Torino në Napoli që nga viti 2015 me një shpejtësi të kufizuar në 300 km/h, por është miratuar të shkojë 360. Në prova arriti në 394 km/h.

Treni më i shpejtë korean udhëton në itineraret që lidhin kryeqytetin Seul me dy qytetet kryesore të vendit, Busan dhe Gwangju, duke arritur në 305 km/h gjatë rrugës, megjithëse ka potencial më të madh, mund të arrijë 422 km/h.

Trenat “Alta Velocidad Española” AVE janë të kufizuar në 310 km/h edhe pse modelet më të shpejta arrijnë 350. I fundit, i quajtur S103, është gjithashtu i aprovuar për 350 km/h por në teste ka kaluar 400 km/h.

Al Boraq është emri arab për shtrirjen e hekurudhës që lidh Tangier me Casablanca. Treni që operon atje, një RGV-M, punon me potencialin maksimal në seksion, duke arritur një shpejtësi maksimale prej 320 km/h.

Ky tren gjerman me shpejtësi të lartë i ndërtuar nga Siemens Mobility gjermane për tregun britanik, operon edhe në Francë, Belgjikë dhe Gjermani, ecën me 320 km/h, që është edhe shpejtësia për të cilën është miratuar.

Sipas ligjit, trenat në Japoni nuk mund të kalojnë 320 km/h dhe për këtë arsye në Shinkasen, ky është tavani. Megjithatë modelet në shërbim mund të arrijnë 400 km/h. Dhe në vitin 2027 do të ketë një surprizë për fansat e hekurudhës me shpejtësi të lartë.

Ndër trenat "konvencionalë" është më i shpejti nga të gjithë, duke qenë se mund të shkojë potencialisht deri në 575 km/h, por në linjat në të cilat funksionon për më shumë se dyzet vjet është i kufizuar në 320 km/h.

Në vitin 2025 ai do të zëvendësohet nga CRRC Qingdao Sifang 2021 Maglev, i cili preku 600 km/h në prova, por ndërkohë, ky tren në shërbim midis Pekinit dhe Shangait arrin 350 km/h në ditë.

Ai lidh Shangain me aeroportin e tij, duke udhëtuar 30.5 km në 7 minuta e 20 sekonda me një shpejtësi mesatare prej 250 km/h. Është një tren urban, pjesë e rrjetit nëntokësor të qytetit dhe, ndër ata në shërbim, është më i shpejti në botë.