Teknologjia e inteligjencës artificiale duket se po evoluon me një ritëm alarmues. Sot është gjithnjë e më e vështirë për të ndarë të vërtetën dhe gënjeshtrën. E në këtë kuadër, National Geographic, na sfidon me një kuiz që mund të duket i pafajshëm në shikim të parë, por në një lexim të dytë ngre shqetësime të rëndësishme. National Geographic vendosi dy foto reale të këlyshëve të tigrit pranë një të rreme dhe pyet nëse jeni në gjendje që të dalloni se cila foto nuk është e vërtetë.
Na duhen vetëm 13 milisekonda për të përpunuar një imazh, jo mjaftueshëm kohë për të treguar nëse është e vërtetë. Kështu që herën tjetër që të shohim një foto interesante, le të ndalemi pak më gjatë dhe ta vëzhgojmë më nga afër – veçanërisht nëse mendojmë se mund të jetë një gënjeshtër. Algoritmet nuk kanë evoluar ende në një shkallë përsosmërie, kështu që në detaje, në shtresa, do të gjejmë prova të origjinalitetit ose jo të një imazhi.
Fokusohemi te duart dhe sytë, nëse janë foto njerëzish: Duart janë thembra e Akilit të inteligjencës artificiale, e cila, për shembull, mund t'i vendosë me gjashtë gishta ose në një pozë të çuditshme! Vini re sytë! Ne jemi shumë të sofistikuar për të vërejtur çdo detaj të pazakontë që dallon një shikim të vërtetë nga ai artificial. (A2 Televizion)



