Një incident i frikshëm ka ndodhur në një autostradë të Buenos Airesit, në Argjentinë.
Një autobus shpërtheu papritmas në flakë, duke detyruar pasagjerët të dilnin prej tij të tmerruar. Ngjarja ndodhi të mërkurën dhe u regjistrua nga kamerat e sigurisë së policisë.
Zjarri përfshiu shumë shpejt të gjithë autobusin dhe u shpërnda edhe në asfalt për shkak të rrjedhjes së naftës, duke bllokuar tërësisht trafikun.
Shkaku i zjarrit ishte një problem elektrik mekanik, sipas mediave lokale, dhe ai u shua nga zjarrfikësit.
Nuk ka raportime për njerëz të plagosur. (A2 Televizion)