Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 38%
  • Tre herë në javë 25%
  • Vetëm në fundjavë 6%
  • Asnjëherë 31%

Rrëzohet droni ukrainas mbi Moskë, ndërpritet trafiku ajror

Nga A2 CNN
18 Gusht 2023, 07:52 | Bota

Forcat ruse kanë shkatërruar dronët ukrainas që synonin Moskën dhe flotën e saj të Detit të Zi, duke ndërprerë trafikun ajror në të gjitha aeroportet civile të kryeqytetit rus, thanë zyrtarët rusë. Ministria ruse e mbrojtjes tha se forcat e saj ajrore rrëzuan një dron ukrainas mbi kryeqytet rreth orës 04:00 të premten.

“UAV, pasi u ekspozua ndaj armëve të mbrojtjes ajrore, ndryshoi rrugën e fluturimit dhe ra në një ndërtesë jo-rezidenciale në zonën e argjinaturës Krasnopresnenskaya të Moskës”, tha ministria në Telegram.

Kryebashkiaku i Moskës tha se shërbimet e urgjencës ishin në vendngjarje, por raportet e para treguan se nuk kishte viktima.

“Mbetjet e UAV-së ranë në zonën e Qendrës Expo dhe nuk shkaktuan dëme të konsiderueshme në ndërtesë”, tha Sergei Sobyanin në Telegram.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS raportoi se një nga muret e pavijonit të lokalit ishte shembur pjesërisht. “Sipërfaqja e shembjes është rreth 30 metra katrorë thanë shërbimet e urgjencës për TASS.

Hapësira ajrore mbi aeroportin Vnukovo të Moskës u mbyll dhe u rihap menjëherë pas kësaj.

“Hapësira ajrore është mbyllur përkohësisht, mbërritjet dhe nisjet janë vonuar, disa fluturime janë devijuar në aeroporte të tjera”, shpjegon një zyrtar rus i trafikut ajror të aeroportit Vnukovo.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara kanë miratuar dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë nga Danimarka dhe Holanda, sapo të përfundojë trajnimi i pilotëve, ka deklaruar sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi