Mungon tregu dhe çmimi, fermerët e gështenjës dhe patates në hall për shitjet

Nga A2 CNN
28 Tetor 2022, 13:23 | Aktualitet
Mungon tregu dhe çmimi, fermerët e gështenjës dhe patates

Gështenja dhe patatja janë dy kulturat bujqësore për të cilat zona e Kukësit është mjaft e dëgjuar.

Dhe tani që është sezoni i tyre, fermerët që kultivojnë këto kultura duket se janë në telashe, pasi nuk kanë mundësi të shesin këto produkte. Fermerët ankohen se pikat e grumbullimit apo tregtarët e shumicës kërkojnë ta marrin gështenjën me çmime qesharake, edhe pse në tregje ky produkt tregtohet me çmime shumë herë më të larta.

Kjo ka detyruar fermerët që të mbushin thasët dhe të dalin ta shesin vetë produktin e tyre. Nisur nga fakti që edhe në tregje blerjet kanë rënë ndjeshëm, disa tregtarë kanë vendosur madje të mos dalin më dhe të bëjnë shpenzime të kota.

Ata kërkojnë që të paktën t’u krijohet mundësia që kundrejt disa lehtësirave në doganë t’i shesin produktet e tyre në Kosovë, në mënyrë që të nxjerrin te paktën shpenzimet dhe mundin e tyre, pasi prej vitesh nuk mund të flitet më për ndonjë fitim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos