Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 0%
  • E vështirë 80%
  • E pamundur 20%

Ndërhyri për të shuar sherrin, plagoset me thikë polici në Himarë, në gjendje kritike për jetën

Nga A2 CNN
16 Gusht 2023, 07:32 | Kronikë
Ndërhyri për të shuar sherrin, plagoset me thikë polici

Një punonjës policie ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në Himarë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, te kthesa e fshatit  Pilur, ndërsa disa persona po konfliktoheshin  fizikisht me njëri-tjetrin. Polici i cili ndodhej jashtë shërbimit kur ka parë konfliktin ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e tij. Por është qëlluar me thikë nga një 60-vjeçar dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Himarë/Informacion paraprak

Rreth orës 23:00, te kthesa e fshatit  Pilur, disa shtetas po konfliktoheshin  fizikisht me njëri-tjetrin.

Në momentin që po ndodhte konflikti, punonjësi i Policisë R. Ç., 28 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë, jashtë orarit të shërbimit ishte duke kaluar në rrugë dhe kur ka parë personat që po konfliktoheshin ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Gjatë përpjekjes për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, njëri prej tyre, shtetasi  Th. M., 60 vjeç, nga fshati Pilur, e ka goditur me mjet prerës thikë dhe për pasojë punonjësi i Policisë është në gjendje kritike për jetën.

Shtetasi Th. M. pasi ka goditur punonjësin e Policisë është larguar menjëherë duke përfituar nga errësira.

Në ndjekje të tij janë vënë shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, grupe të FNSH dhe të forcave operacionale të DVP Vlorë.

Ndërkohë është ngritur grupi hetimor dhe vijon punën për  dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu