Ndihma ekonomike, rikthehen në skemë 22 mijë familje të varfra

Nga A2 CNN
23 Prill 2020, 13:21 | Ekonomi
Ndihma ekonomike, rikthehen në skemë 22 mijë familje të

Qeveria rikthen në skemën e ndihmës ekonomike 22 mijë familje të varfra, që i kishte përjashtuar një vit më parë për shkak të sistemit të pikëzimit. Ministri përgjegjës për menaxhimin e Covid-19, Arben Ahmetaj ka deklaruar se këto familje do të trajtohen me dyfishim të ndihmës, masë e marrë si mbrojtje ndaj krizës së koronavirusit në paketën e parë financiare.

“Sot kryeministri ka vendosur që të avancojë paketën me një shtesë për familjet në nevojë të cilat kanë dalë për arsye të pikëzimit në vitin që ka kaluar nga mbështetja e asistencës sociale dhe janë gati 22 mijë familje”, deklaroi Ahmetaj.

Ahmetaj ka dhënë edhe shifrat lidhur me ecurinë e deritanishme të shpërndarjes së ndihmës financiare. Ndërsa në paketën e parë, që u prezantua që më 19 mars, ishte parashikuar ndihmë financiare për 61.400 persona, deri më tani përfitues të të ashtuquajturës pagë e luftës, sipas asaj që tha vetë ministri janë vetëm 52 mijë.

Paralelisht, tatimet kanë nisur që prej 21 prillit mbledhjen e aplikimeve për paketën e dytë financiare, ku do të përfitojnë rreth 176 mijë persona, me një pagesë prej 40 mijë lekësh secili, e vlefshme deri në fund të majit.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi