Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 10%
  • Kujdesi familjar 80%
  • Ndikimi i shoqërisë 10%

Ndotja nga plastika, tregtimi nuk kryhet me trasta, qeset përfundojnë në lumë

Nga A2 CNN
13 Shtator 2021, 15:54 | Aktualitet
Ndotja nga plastika, tregtimi nuk kryhet me trasta, qeset përfundojnë

Papërgjegjshmëria e qytetarëve po ndot çdo ditë e më tepër ujërat dhe tokën. Në rrjedhën ujore të Lumit të Tiranës nuk është vështirë të gjesh qese plastike.

E vështirë nuk është as në lagjet e banuara. Shpesh plastika përfundon jashtë koshave të mbetjeve.

Përdorimi i lartë i qeseve ka shkaktuar një ndotje e cila po merr përmasa të mëdha. Vetë qytetarët pranojnë se i përdorin të paktën çdo ditë qeset, duke mos pasur mundësi tjetër. Me trasta me vete gjen pak blerës.

Iniciativat e ndërmarra nga pushteti qendror dhe ai vendor nuk i bindin blerësit. Ata thonë se duhet të ndalet importi dhe prodhimi i qeseve plastike.

Të vështirë për të edukuar blerësit e kanë dhe tregtarët, pa llogaritur kostot shtesë.

A2 CNN u interesua pranë Ministrisë së Mjedisit mbi ecurinë e nismave “Shqipëria pa qese”. Informacioni ishte i pakët teksa burime zyrtare bëjnë me dije se për momentin priten emërimet e reja pranë kësaj ministrie për të rinisur sërish punën. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu