Dy persona kanë ndërruar jetë ndërsa një tjetër është plagosur në tre ngjarje të ndryshme, teksa kanë rënë nga pemët.
Në rastin e parë, një 65-vjeçar në fshatin Bestrovë në Vlorë, ndërroi jetë pasi ra nga pema e ullirit. Policia bën të ditur se viktima është shtetasi me iniciale L. V., rreth 65 vjeç.
Një ngjarje e ngjashme ndodhi edhe në lagjen nr.1, Ksamil, ku viktima është identifikuar si shtetasi G. R., 62 vjeç.
Ndërkohë, në lagjen “Pavarësia”, dyshohet se duke krasitur pemët, është rrëzuar aksidentalisht nga pema, punonjësi i gjelbërimit, shtetasi E. H., 58 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. (A2 Televizion)