Një ditë pas finales, në rrugët e Katarit vetëm punonjësit e pastrimit

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2022, 17:39 | Futboll

Një ditë pas finales së madhe të Botërorit, që u konkretizua me fitoren e Argjentinës kundër Francës, duket sikur në Katar “ka rënë bomba”.

12 vite pritje dhe disa muaj përgatitje, që u shënuan edhe me shumë humbje jetësh, përfunduan si me magji vetëm pak orë pas vërshëllimes finale të gjyqtarit të finales Argjentinë – Francë.

Në rrugët e kryeqytetit, aty ku edhe u luajt finalja e madhe, sot janë parë vetëm punonjësit e pastrimit dhe ato pak mbeturina të hedhura nga tifozët e që kishin ngelur pa u mbledhur.

Metrotë ishin bosh, lokalet dhe restorantet po ashtu, skena që të rikthejnë në vëmendje periudhën e errët të mbylljes nga Koronavirusi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/19/festoi-gjysme-e-zhveshur-ne-stadium-tifozja-argjentinase-rrezikon-burgun/

A2 CNN Livestream

Latest Videos